Turp i madh, tifozët prizrenas sulmojnë ekipin mitrovicas

November 6, 2022
1 minut lexim

Është ndërprerë për një kohë ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës, e vlefshme për javën e nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja është ndërprerë dhjetë sekonda para se të përfundonte krejtësisht.

Deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi pasi tifozët prizrenas filluan të hedhin gjësende të forta në drejtim të ekipit mitrovicas.

Pas kësaj, gjyqtarët e ndeshjes dërguan ekipin e Trepçës në dhomat e zhveshjes.

Megjathatë ndeshja ka vazhduar, në një sfidë shumë interesante, me kthesa dhe dramatike, Trepça ka mundur Bashkimin në Prizren me rezultat 85:87 (24:18, 26:22, 14:21, 21:24), në xhiron e nëntë të Prince Caffe Superligës.

Te Bashkimi u dallua Altin Morina me 25 pikë, ndërsa te Trepça, Drilon Hajrizi me 24 pikë e 12 kërcime.

Prizrenasit tri fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit pesë fitore e tri humbje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse tradhtojnë gratë? 3 arsyet më të zakonshme

Story i radhës

SHBA, kur do të merret vesh se kush i ka fituar zgjedhjet e 8 nëntorit?

Të fundit nga

ShkoLartë