Turp i madh në Kosovë, sulmohet me boksa delegati!

Turp i madh, nga një person i Vushtrrisë, është sulmuar me boksa delegati i ndeshjes në hendboll, Sebahedin Vitaku.

“Është sulmuar me boksa delegati nga një person zyrtar i klubit Vushtrria”, tha një zyrtar i Istogut.

“Të dashur qytetar të Istogut dhe Kosovës, dashamir të hendbollit, ndeshja kryesore e kësaj xhiroje në mes të Istogut dhe Vushtrrisë është anuluar pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e skuadrave të gjeneratës U18, në mes të një zyrtari të skuadrës mysafire dhe delegatit të ndeshjes, si pasojë e kësaj edhe ndeshja e senioreve është anuluar.

Njëherit dëshirojmë të ju informojmë që KHF Istogu nuk ka qenë i involvuar në këtë incident edhe nuk ka të bëj me skuadrën tonë, neve na vie keq për mos zhvillimin e kësaj ndeshje dhe distancohemi nga çdo gjest që demton rrjedhën dhe zhvillimin normal të ndeshjeve te hendbollit.

Falënderojmë përzemërsisht numrin e madh të qytetarëve dashamirëve të hendbollit të cilët në numër jashtëzakonisht të madh kanë ardhur për të përcjellur këtë ndeshje, shpresojmë që në të ardhmen te kënaqemi me hendboll ashtu si jeni mësuar në palestren e qytetit në Istog.

Faleminderit për mirëkuptim klubi ynë me kohë do t’iu  informuar për fatin e kësaj ndeshje”, njofton KHF Istogu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pekanov: Shtyrja e hyrjes në eurozonë sjell humbje serioze për Bullgarinë

Story i radhës

Ende mbesin shumë sfida në zbatimin e Kornizës Kurrikulare

Të fundit nga