Turneu Beach Volley Mix zhvillohet të dielën

1 minut lexim

Turneu i shtyrë i volejbollit në rërë së fundmi për shkak të reshjeve të shiut, është zhvendosur për datën 18 shtator, 2022.

Shorti për të kuptuar çiftet rivale do të hidhet në ora 10:30, me ndeshjen e parë që zhvillohet me fillim nga ora 11:00 në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.

Turneu mbyllet me finalen e orës 18:00, në të njejtën ditë.

Ky turne po organizohet nga Federata e Volejbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ankohen fermerët e qumështit në Maqedoni, janë të pakënaqur me çmimin që u ofrohet për grumbullim

Story i radhës

​Këto shenja horoskopi kanë më shumë shanse të bëhen udhëheqës

Të fundit nga