Në një intervistë, legjenda e kombëtares së Zvicrës, Kubilay Turkyilmaz, ka diskutuar rreth kombëtares së tij të Zvicrës dhe ndeshjen me Portugalinë që do të ndeshen në çerekfinale.
“Portugalia është në presion të madh për këtë sfidë. Është një Portugali pa një Cristiano Ronaldo që dikur ishte një përbindësh. Portugalia do të luajë kundër një Zvicre që të ngjall terror dhe frikë, në kuptimin e mirë të fjalës.
Granit Xhaka?
Ai duhet të ndalojë nervat e tij dhe të ndalojë provokimet. Unë e kuptoj që ai është kapiteni dhe ndaj një ndeshje me Serbinë situata kthehet në personale dhe jo futbollistike për të. Por, ai duhet të lejë trimërinë e tij jashtë fushës së lojës, ekipi ka nevojë për të në fushën e lojës pasi ai është një lider i vërtetë. Këtë gjë e kemi parë tek Arsenal, tifozeria e urrente, ndërsa tani ai është idhulli i tyre”, është shprehur legjenda e Zvicrës.
Xhaka nuk provokoi por e fyen dhe e sulmuan serbët, madje portieri Vanja MIlinkoviq – Saviq e kapi edhe për fyti.