Türkiye, vazhdon zhvillimi dhe zgjerimi i familjes së mjeteve detare pa pilot

December 13, 2022
1 minut lexim

Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiye-s, Ismail Demir deklaroi se vazhdojnë të zhvillojnë dhe të zgjerojnë familjen e mjeteve detare pa pilot në grup (İDA) me autonomi të lartë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga llogaria e tij në median sociale, Demir ndau një video lidhur me projektin për mjetet detare pa pilot Albatros-S İDA i cili u fillua nga presidenca dhe i cili u zhvillua nga ASELSAN dhe nënkontraktorët ndërmarrje të vogla dhe të mesme (KOBI).

Türkiye, vazhdon zhvillimi dhe zgjerimi i familjes së mjeteve detare pa pilot https://t.co/1dEqlwJmCy pic.twitter.com/AFQQC2ebPV

— ANADOLU AGENCY (AL) (@aa_albanian) December 13, 2022

Në postimin e tij duke bërë të ditur se vazhdojnë të zhvillojnë dhe të zgjerojnë familjen e mjeteve detare pa pilot në grup (İDA) me autonomi të lartë, Demir tha: “Në fazën e 3-të të projektit kemi vendosur në zbatim arkitekturën për grupe tetëshe. Albatros-S İDA në grup (tufë) mund të kryejë misione të ndryshme, mund të kryejë ndarje të nënmisionit, ndahet nën grupe”.

“Janë zhvilluar aftësitë bazë në mënyrë që të zhvillojë mision për kërkim-shpëtim, skanim-përcaktim të një zone të gjerë, shoqërim, angazhim ndaj mjeteve të dyshuara si dhe kryerjen e misioneve në situata kur përdorimi i sistemeve të drejtuara me njerëz është i rrezikshëm. Objektivi ynë është që ashtu si në mjetet ajrore pa pilot (dronët) të jemi pioner edhe për mjetet detare pa pilot (İDA)”, tha Demir.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE dërgon 40 gjeneratorë për spitalet ukrainase

Story i radhës

Greqi, bastisen kompanitë e lidhura me programin spiun “Predator”

Të fundit nga

ShkoLartë