Türkiye, turistja britanike pranon Islamin

December 28, 2022
1 minut lexim

Në Antalya të Türkiye-s, turistja nga Britania e Madhe, Lousie Rose Harris, u konvertua në muslimane dhe mori emrin “Lejla”, raporton Anadolu Agency (AA).

Harris, e cila erdh në Antalya për pushime, vizitoi xhamitë. E mahnitur nga xhamitë, ezani dhe miqtë e saj, Harris vendosi të bëhet muslimane pasi kishte studiuar rreth Islamit.

Në Muftininë e qytetit Serik u zhvillua ceremonia e konvertimit të gruas nga Britania. Muftiu i qytetit, İbrahim Köksal, i shpjegoi Harrisit parimet bazë të Islamit.

Harrisit, e cila u bë muslimane duke deklaruar fjalët e dëshmisë (Shehadetin) dhe mori emrin “Lejla”, iu dhurua “Certifikata e konvertimit” dhe libra të ndryshëm si përkthimi i Kuranit dhe botime të Kryesisë së Çështjeve Fetare (DIYANET).

Në ceremoni morën pjesë specialisti i Shërbimeve Fetare, muftiu i qytetit Serik, Veysel Tosun, si dhe udhërrëfyesi fetar, Imam Sonay Yıldırım.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Delet e nënkryeme

Story i radhës

Rama: Po e shqyrtojmë mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën

Të fundit nga

​Ditëlindja e 18-të e iPhone

Steve Jobs e kishte zbuluar për publikun celularin iPhone, 18 vjet më parë, saktësisht më 9 janar 2007. Në fazën e botës së Mac, Jobs kishte shfaqur për herë të parë pajisjen

Shqiptari Luis Hasa kompleton transferimin te Napoli

Napoli ka konfirmuar të mërkurën mbrëma kompletimin e marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Luis Hasa nga Lecce. Napoli njoftoi zyrtarisht nënshkrimin e reprezentuesit të Italisë U21, Luis Hasa, me një marrëveshje të
ShkoLartë