Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë është regjistruar në orën 14:47 në Kayseri të Türkiye-s, transmeton Anadolu.
Në njoftimin e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) thuhet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.7 ballë është regjistruar në rrethin İncesu në Kayseri.
Tërmeti ka qenë në një thellësi prej rreth 12.8 kilometrash.