Türkiye, shpëtohet një grua nga rrënojat 170 orë pas tërmetit

Vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë sa më shumë njerëz nga rrënojat e ndërtesave të shembura ndërsa ekipet e shpëtimit nga e gjithë bota po luftojnë me kohën për të shpëtuar jetë pas tërmeteve të fuqishme të së hënës së kaluar në Türkiye-n jugore, raporton Anadolu.

Sibel Kaya u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese 5-katëshe në qarkun Islahiye të provincës Gaziantep. Gruaja 40-vjeçare u shpëtua 170 orë pas tërmetit.

Një tjetër mrekulli ndodhi kur ekipet nxorën 60-vjeçarin Erengul Onder nga rrënojat pas 166 orësh në qarkun Besni të provincës Adiyaman.

Vogëlushi 7-vjeçar Mustafa u shpëtua në provincën Hatay nga ekipet e shpëtimit të provincës Konya pasi mbeti i bllokuar nën rrënoja për 163 orë.

Nafize Yilmaz, 62-vjeçe, u nxor nga rrënojat në Nurdagi në Hatay-it, provincën më jugore të Türkiye. Ajo gjithashtu mbeti e bllokuar për 163 orë.

Cengiz Polat, babai 45-vjeçar i Ozkan, Samet dhe Mustafa Polat, u nxor nga rrënojat në provincën Kahramanmaraş falë përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit për ta shpëtuar pasi ai mbeti i bllokuar për 162 orë. Gjatë përpjekjeve të shpëtimit, Polat u tha shpëtimtarëve se kishte goditur shporetin për të bërë zhurmë.

Një ekip shpëtimi nga komanda e kantierit detar Golcuk në provincën veriperëndimore Kocaeli nxori të gjallë 10-vjeçaren Asima Baltaci nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Adiyaman. Asima u bllokua për 158 orë. Dëshira e saj e parë, të hante karamele me shije frutash, preku zemrat e shpëtimtarëve.

Të paktën 29.605 persona humbën jetën nga dy tërmetet katastrofale, njoftoi të dielën Agjencia e Fatkeqësive të vendit.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë sipas Rihterit, epiqendra e të cilëve ishte në provincën Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, Hatay, Gaziantep, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Lëkundjet u ndjenë edhe në disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin.





Story i mëparshëm

Sot pritet të votohet Qeveria e re!

Story i radhës

Arabia Saudite nis astronauten e parë grua në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Të fundit nga