Türkiye, shpëtohen 9 emigrantë të parregullt të shtyrë prapa nga elementët grekë

July 16, 2023
1 minut lexim

Në brigjet e zonës Ayvalık në qytetin Balıkesir të Türkiye-s, u shpëtuan dhe u nxorën në breg 9 emigrantë të parregullt të shtyrë prapa nga elementët e Greqisë, transmeton Anadolu.

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare Turke, morën informacionin se në brigjet e zonës Ayvalık ndodheshin gomonet që transportonin emigrantët.

Pas kësaj ekipet mbërritën në zonë dhe shpëtuan 9 emigrantë të parregullt të cilët ishin shtyrë prapa në ujërat turke nga elementët e Greqisë.

Emigrantëve që mbërritën në Komandën e Rojës Bregdetare për Egjeun e Veriut në ishullin Xhunda në Ayvalık iu dha ndihma humanitare si ushqim, pije, ilaçe dhe produkte mjekësore.

Emigrantët e shpëtuar më parë u dërguan në Drejtorinë e Administrimit të Migracionit të qytetit Balıkesir.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vëllai i Kiarës feston ditëlindjen, nuk mungon urimi nga Luiz Ejlli

Story i radhës

​Ky është klubi që Gjeraj e konsideron “minikombëtare të Kosovës”

Të fundit nga

ShkoLartë