Të apasionuarit pas astronomisë u mblodhën në majën e malit Erciyes në qytetin Kayseri në Anadollin Qendror në Türkiye për të ndjekur “shiun e meteorëve Perseid”, raporton Anadolu.
Të apasionuarit pas qiellit vëzhguan në malin Erciyes në Kayseri “shiun e meteorëve Perseid”, një nga shfaqjet më madhështore të meteoritëve. Në aktivitetin e organizuar në qendrën e skive Hacılar Kapı në malin Erciyes me një lartësi prej 2.650 metrash, të apasionuarit për qiellin treguan një pjesëmarrje intensive.
Në këtë natë të apasionuarit për qiellin patën mundësinë të informohen për planetin dhe yjësinë, të vëzhgojnë më nga afër me teleskopë, ndërsa fotografët nga Türkiye dhe shumë vende të botës i bënë të pavdekshme këto momente qiellore në Erciyes përmes teknikave astro-fotografike.
Në shiun e meteorëve Perseid i cili në mesin e popullit njihet edhe si “rënia e yllit” u vëzhguan mesatarisht 100 rënie të meteorëve në orë.
Kreu i Bordit drejtues të kompanisë Erciyes AŞ, Hamdi Elcuman tha se në një natë të bukur në Erciyes u veshën xhupat dhe mijëra persona u mblodhën për të shikuar shiun e meteorëve.
“Sot është një nga ditët kur shiu i meteorëve Perseid arrin kulmin. Qielli është i bukur sot. Shumë i hapur. Mund të shikojmë 60 deri në 100 meteorë në orë. Këtu kemi miq, ekspertë të ardhur nga qendra shkencore. Ata në të njëjtën kohë ofrojnë informacione lidhur me astronominë. Zhvillojmë gara të ndryshme dhe u japin atyre çmime. Aktualisht të gjithë duken të kënaqur”, deklaroi Elcuman i cili shpjegoi se çdo vit në Erciyes mbahen organizime për të ndjekur shiun e meteorëve.
Ai theksoi se në Erciyes kanë ardhur edhe të huaj dhe se në Erciyes ndodhet edhe Daniela Mata, shkrimtarja e “Astronomy Magazine”, revistës më popullore të botës e cila botohet në Amerikë dhe e ndjekur nga komuniteti i astronomisë.