Türkiye reagon ndaj vendimeve të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së

December 14, 2022
min lexim

Ministria e Jashtme e Türkiye-s ka reaguar ndaj vendimeve të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (BE) lidhur me marrëdhëniet tregtare të Türkiye-s me Rusinë, Mesdheun Lindor dhe çështjen e Qipros, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Vendime të tilla ku interesat e përbashkëta të BE-së sakrifikohen për interesat e disa vendeve anëtare, nuk kontribuojnë në marrëdhëniet Türkiye-BE dhe as nuk përbëjnë një axhendë konstruktive”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga ministria turke ku vihet në dukje se vendimet e pranuara në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së lidhur me pjesën për Türkiye-n nxjerrin në pah pikëpamjen mendjengushtë dhe paragjykuese kundrejt Türkiye-s.

Më tej thuhet se BE-ja me këtë qasje tregon se nuk ka mundur të lexojë drejtë ndryshimin e përjetuar në sistemin ndërkombëtar.

Pasi nënvizohet se këto pretendime ndaj Türkiye-s refuzohen, në deklaratë më tej thuhet se “Refuzojmë të gjitha pretendimet e padrejta të BE-së kundër vendit tonë lidhur me demokracinë, mbizotërimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Gjithashtu nuk pranojmë as deklaratat fatkeqe të BE-së për çështjen e Mesdheut Lindor dhe Qipros të cilat nuk shkojnë përtej pozicionit të zëdhënësit të dyshes Qipriote greke/Greqisë”.

“Është injoruar mbështetja e fuqishme e Türkiye-s”

Pasi vihet theksi se në vendim janë injoruar përpjekjet diplomatike të Türkiye-s për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe mbështetja e fuqishme që ajo ka dhënë për integritetin territorial të Ukrainës, në deklaratë thuhet: “Jemi të habitur që qasja jonë ndaj çështjes është reduktuar në mospërfshirje ekskluzivisht në sanksionet e BE-së dhe se qëndrimi parimor i Türkiye-s në drejtimin për të mos marrë pjesë në sanksionet e njëanshme është paraqitur neutralizim i qëllimshëm i sanksioneve”.

Po ashtu në deklaratë bëhen vlerësime për marrëdhëniet ekonomike që Türkiye ka zhvilluar me Rusinë. “Ashtu sikurse është e qartë që marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike të vendit tonë me Rusinë nuk janë të një natyre që t’i bëjnë sanksionet joefektive, edhe vazhdimi i dialogut tonë me Rusinë është i rëndësishëm në aspektin për të mbajtur në nivel minimal efektet negative të luftës ashtu si në shembujt e marrëveshjeve të drithit dhe shkëmbimit të burgosurve”, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratën e ministrisë theksohet se Türkiye nuk do të lejojë shkeljen e sanksioneve.

“Është një qasje e qëllimshme që qëndrimi i vendit tonë për moslejimin e shkeljes së sanksioneve bashkë me mospërfshirjen në sanksione, të mos merren në konsideratë. Në mënyrë që Türkiye t’i marrë seriozisht vendimet e tilla të BE-së, është e nevojshme që BE-ja ta shohë Türkiye-n si një vend kandidat që zhvillon negociata për anëtarësim dhe të tregojë vullnetin e nevojshëm politik lidhur me këtë”, thuhet në deklaratë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Historia e re e Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut

Story i radhës

​Rahoveci do të bëhet me shesh qendror

Të fundit nga

ShkoLartë