Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes ka shpërndarë pamjet e operacionit ajror të kryer nga forcat turke në veri të Irakut dje, transmeton Anadolu.
Pamjet u shpërndanë në llogarinë e ministrisë në mediat sociale, lidhur me operacionin ajror në të cilin u shkatërruan 16 objektiva që i përkisnin organizatës terroriste PKK në rajonet Metina, Gara, Hakurk, Kandil dhe Asos në Irakun verior.
Türkiye publikon pamjet e operacionit ajror antiterrorist në Irakun verior https://t.co/8C0Ty899jU pic.twitter.com/1Hcqjd1ulS
— Anadolu Shqip (@aa_albanian) October 4, 2023
“Kjo është mënyra se si Forcat tona Ajrore shkatërruan objektivat terroriste në Irakun verior mbrëmë”, thuhet në deklaratën përcjellëse të ministrisë së bashku me videon e momenteve kur janë goditur strehimore, bunkerë dhe shpella që i përkisnin organizatës terroriste.