Türkiye planifikon 5 miliardë dollarë investime në energjinë e erës deri në vitin 2028

Kreu i Shoqatës Turke të Energjisë së Erës (TUREB), Ibrahim Erden, ka bërë të ditur se Türkiye, me potencialin e saj të madh të energjisë së rinovueshme, synon të rrisë kapacitetin e saj të instaluar të energjisë së erës për 50 për qind me 5 miliardë dollarë investime gjatë pesë viteve të ardhshme.

Në planin e fundit pesëvjeçar të zhvillimit të Türkiyes, synimi i vendit ishte rritja e kapacitetit të instaluar nga 12 mijë megavat aktuale në 18 mijë megavat.

Duke folur për Anadolu në margjinat e Kongresit të 12-të të Energjisë së Erës në Istanbul, Erden tha se vendi mund ta arrijë këtë objektiv duke investuar 1 miliard dollarë çdo vit deri në vitin 2028.

Megjithëse vendi planifikon të arrijë 18 mijë megavat gjatë pesë viteve, Erden argumentoi se potenciali i energjisë së erës është shumë më i madh, pasi vendi ka arritur vetëm rreth 10 për qind të potencialit të tij total deri më tani.

“Potenciali i vlerësuar i instaluar i energjisë është midis 120 mijë dhe 150 mijë megavat në projektet e erës në tokë”, tha ai.

Aktualisht, i renditur si sektori i pestë më i madh i erës në Evropë, Erden tha se Türkiye mund të bëhet një lojtar edhe më i madh në tregun evropian.

Ai i bëri thirrje sektorit publik dhe privat të sigurojnë që procesi i lejeve të ecë me efikasitet, duke u siguruar që investitorët të përfundojnë procedurat e lejes në kohë dhe që sektori publik të lëvizë shpejt për të përshpejtuar këtë proces.

Erden tha se vendi synon gjithashtu që të ketë 5 gigavat kapacitet të erës në det të hapur deri në vitin 2035.

Projektet e erës në det të hapur, megjithatë, janë më të shtrenjta se ato në tokë pasi, sipas Erden, investimet në turbina përbëjnë vetëm 35-40 për qind të financimit total të projektit, ndërsa ato përbëjnë 70-75 për qind të projekteve me bazë tokësore.

Pjesa më e madhe e buxhetit për investime, tha a më teji, është ndarë për infrastrukturë më komplekse, ku përfshihen shpenzimet e ndërtimit, instalimit të kabllove dhe logjistikës.

Sipas tij, mbajtja e tenderëve të erës në det të hapur është hapi tjetër logjik. Kjo procedurë ka nevojë për studime të thelluara duke marrë parasysh vendndodhjet ku mund të ketë fuqi maksimale të erës si dhe pozita optimale për lidhjet me tokën.

“Fillimisht parashikojmë investime në projekte në det të hapur nga Gjiri”, tha ai.





Story i mëparshëm

​Alarmi i ri i motit ekstrem është lëshuar në Toskanë

Story i radhës

Steam Deck pajiset me ekran OLED

Të fundit nga