Türkiye përkujton themeluesin e Republikës, Mustafa Kemal Atatürk

Me një ceremoni shtetërore të mbajtur në mauzoleun Anıtkabir në kryeqytetin Ankara u përkujtua në 85-vjetorin e ndarjes nga jeta, themeluesi i Republikës së Türkiye-s, Mustafa Kemal Atatürk, raporton Anadolu.

Ceremonia në Anıtkabir filloi në orën 08:45 sipas kohës lokale ndërsa në kortezhin nën kryesimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan morën pjesë kryetari i Parlamentit, Numan Kurtulmuş, anëtarë të kabinetit presidencial, kryetari i përgjithshëm i Partisë CHP, Özgür Özel, kryetarja e përgjithshme e Partisë IYI, Meral Akşener, krerë të organeve të larta të gjyqësorit, anëtarë të nivelit komandues të Forcave të Armatosura Turke, përfaqësues të partive, burokratë dhe zyrtarë shtetërorë.

Presidenti Erdoğan vendosi kurorë me lule në mauzoleun e Atatürkut ndërsa më pas në orën 9:05, në kohën kur ndërroi jetë Atatürku 85 vite më parë, u mbajt qëndrim nderi dhe u intonua himni kombëtar.

Gjatë qëndrimit të nderit flamuri turk u ul në gjysëm shtizë.

Më pas në librin e veçantë të shënimeve Erdoğan ka shkruar: “I dashur Atatürk në 85 vjetorin e vdekjes tuaj, përkujtojmë personalitetin tuaj, bashkëluftëtarët e tu, dëshmorët tanë heronj që kanë rënë për atdheun tonë dhe veteranët që derdhën gjakun e tyre për të njëjtin ideal. Ashtu si gjatë 21 viteve edhe sot punojmë me të njëjtën dashuri që Republikën tonë, shekullin e të cilës e lamë pas me shumë krenari dhe nisëm shekullin e dytë me vizionin e shekullit të Türkiye-s, ta bëjmë përjetësisht të fortë dhe fitimtare”.

“Vazhdojmë të lartësojmë në çdo fushë Republikën e Türkiye-s e cila është shpresa e të shtypurve, i të vetmuarve dhe burim krenarie e qytetarëve. Asnjë fuqi nuk do të mund të pengojë rritjen e Türkiye-s, ndërtimin e Shekullit të Türkiye-s dhe që populli ynë të arrijë objektivat e tij. Shpirti juaj u prehtë në paqe”, shkroi presidenti Erdoğan.





Story i mëparshëm

Gaza, më shumë se 50 për qind e njësive të banimit janë dëmtuar nga bombardimet izraelite

Story i radhës

Rama në Paris, mbërrin në Forumin e Paqes

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez