Türkiye përgënjeshtron pretendimet për shëndetin e presidentit Erdoğan

Türkiye mohoi pretendimet në lidhje me përkeqësimin e shëndetit të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Qendra për Luftimin e Dezinformatave e Drejtorisë së Komunikimeve pranë presidencës turke përgënjeshtroi pretendimet që “presidenti Erdoğan ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital”.

“Pretendimet se presidenti Erdoğan ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital nuk janë të vërteta. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të marrë pjesë onlajn në ceremoninë e ‘ngarkimit të parë të karburantit në centralin bërthamor Akkuyu’, e cila do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratë.





Story i mëparshëm

Përpiquni t’i shmangni pasi janë shenjat e Horoskopit që ankohen më shumë

Story i radhës

Allegri kthen sytë nga kampionati dhe injoron Interin

Të fundit nga