Türkiye, operacion kundër strukturave financiare të organizatës terroriste FETO, qindra të arrestuar

October 18, 2022
1 minut lexim

Ministri i Brendshëm i Türkiye-s, Süleyman Soylu, njoftoi se në operacionin “Gazi Turgut Aslan” kundër strukturave financiare të organizatës terroriste FETO janë arrestuar 543 të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Soylu për operacionin foli në Qendrën e Koordinimit të Sigurisë dhe Emergjencave të Ministrisë (GAMER). Ai theksoi se operacioni ka nisur si rezultat i një pune të detajuar tetë mujore kundër strukturave aktuale të FETO-s, rekrutimit të anëtarëve të rinj dhe zbulimin e burimeve të financimit.

Në operacion u përfshinë ekipet kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar (KOM), Ekipi i anti-terrorit (TEM), Shërbimet kundër krimit kibernetik, shërbimet e inteligjencës dhe shërbimi për hetimet e krimeve financiare (MASAK).

Soylu tha se ky ishte një operacion i organizuar pasi mësuan se ka struktura, duke përfshirë anëtarët e organizatës terroriste të arratisur jashtë vendit, të cilët vazhdojnë aktivitetet e tyre brenda dhe jashtë vendit, dhe që kanë të bëjnë me ruajtjen e ekzistencës së organizatës terroriste dhe financimin e saj.

“U konstatua se janë bërë transferta të rregullta dhe sistematike të parave për anëtarët e organizatës, të cilët kanë marrë pjesë në strukturimin e organizatës terroriste FETO dhe kanë respektuar me përpikëri udhëzimet organizative”, tha Soylu.

Sipas tij, veprimet hetimore që kanë zgjatur tetë muaj tregojnë se si janë kryer transfertat me kargo dhe me ndihmën e bankomatëve.

Ministri Soylu tha se udhëheqësit jashtë vendit u paguanin rregullisht anëtarëve midis 3.000 lira (rreth 164 euro) dhe 6.000 lira (rreth 328 euro) me qëllim të vazhdimit të strukturës financiare në Türkiye.

Ai më tej sqaroi, se është zbuluar se janë përdorur pagesa pa kartë, dërgesa mallrash dhe takime fizike. “Në kuadër të këtij operacioni është dhënë urdhër për ndalimin e 704 personave dhe deri më tani janë ndaluar 543”, tha Soylu.

Ai theksoi se miratimet janë dhënë nga prokuroritë në 81 provinca dhe janë kryer njëkohësisht në 59 provinca.

Kryekëshilltari i presidentit turk dhe veterani i 15 korrikut, Turgut Aslan, i cili e shoqëronte ministrin Soylu, falënderoi ata që kontribuuan në zbatimin e operacionit.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ish-gazetari i Kremlinit del haptas kundër Putinit, befason me deklaratën për presidentin rus

Story i radhës

Llapi fiton për herë të dytë rresht Superkupën “Kosovë-Diasporë“ 

Të fundit nga

ShkoLartë