Türkiye, në operacionet “Eren” janë neutralizuar 126 terroristë

min lexim

Ministria e Brendshme e Türkiye-s njoftoi se në operacionet “Eren” të ndërmarra në vitin 2022 deri më tani janë neutralizuar 126 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas njoftimit për fillimin e operacionit “Eren Bllokada Vjeshtë Dimër – 18 martirët e Xhandarmërisë Togeri Hubeyib Turan” të cilin e njoftoi ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, i cili zhvilloi inspektime në bazën “Vali Aydın Arslan” në pjesën periferike të rajonit Lice në qytetin Diyarbakır, ministria ndau me gazetarët detajet lidhur me operacionet “Eren” gjatë vitit 2022.

Thuhet se në operacionet e kryera këtë vit janë neutralizuar 126 terroristë, janë shkatërruar 1.092 shpella dhe strehimore si dhe janë konfiskuar 637 armë, 1.080 bomba dore, 254 shpërthyes artizanal, 6.357 kg lëndë shpërthyese, 410.709 municione, 2.008 bombula, 88 milionë rrënjë kanabis, 7 milionë rrënjë bimë narkotike skunk, 28 tonë kanabis, 51 gjeneratorë, 135 dylbi, 55 panele diellore, 36 tonë ushqime dhe produkte jetësore.

Ndërsa në lidhje me operacionet “Eren Bllokada Vjeshtë Dimër” të zhvilluar gjatë periudhës 1 tetor-23 dhjetor janë ndarë të dhënat se:

“Janë neutralizuar 24 terroristë, janë shkatërruar 238 shpella dhe strehimore si dhe janë konfiskuar 183 armë, 276 bomba dore, 79 shpërthyes artizanal, 256 kg lëndë shpërthyese, 66.083 municione, 515 bombula, 11 milionë rrënjë kanabis, 2 milionë rrënjë bimë narkotike skunk, 24 tonë kanabis, 15 gjeneratorë, 33 dylbi, 7 panele diellore, 8 tonë ushqime dhe produkte jetësore”.





Story i mëparshëm

Bekteshi: Jemi plotësisht të përgatitur për dimër

Story i radhës

Ukrainë, 7 civilë humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin rus në Kherson

Të fundit nga