Türkiye mesazh ngushëllimi për viktimat nga zjarri në Irak

1 minut lexim

Ministria e Jashtme e Türkiye-s ka publikuar një mesazh ngushëllimi për personat që kanë humbur jetën në zjarrin në një sallë dasmash në qytetin Mosul të Irakut, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se zjarri shpërtheu mbrëmë në një sallë dasmash në zonën Al-Hamdaniyah të Mosulit.

Më tej në deklaratë thuhet se me “pikëllim të thellë” është mësuar se si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën mbi 100 persona dhe se rreth 500 të tjerë janë plagosur.

“Shprehim ngushëllime për ata të cilët kanë humbur jetën për shkak të kësaj ngjarjeje fatkeqe, ngushëllime për të afërmit e tyre. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.





Story i mëparshëm

Zjarr në fshatin Gradec, digjet bari i thatë dhe pylli me pisha

Story i radhës

Komandanti ushtarak rus, për të cilin Ukraina pretendoi se e kishte vrarë, shfaqet në TV

Të fundit nga