Türkiye, mbi Kapadokya fluturojnë balonat me figura

August 13, 2023
1 minut lexim

Në ditën e fundit të “Festivalit Rruga e Balonës dhe Kulturës në Kapadokya” që mbahet në qytetin Nevşehir të Türkiye-s, në qiejt e rajonit fluturuan balona me figura, raporton Anadolu.

Qyteti Nevşehir që nga 5 gushti mirëpret aktivitete të ndryshme në kuadër të aktivitetit “Festivalet e Rrugës së Kulturës” të cilat këtë vit zhvillohen në 11 qytete nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Në mesin e aktiviteteve të festivalit që mbahet në qytet dhe i cili do të përfundojë sot, gjatë perëndimit u zhvillua edhe fluturimi i balonave figurative.

Pas përgatitjeve të ekipeve në zonën e festivalit në qytezën Göreme, balonat me figura të ndryshme u ngjitën në qiell njëra pas tjetrës.

Turistët ndoqën peizazhin shumëngjyrësh që u paraqit, teksa balonat fluturonin mbi oxhaqet (shkëmbinjtë me majë) dhe formësimet shkëmbore natyrore.

“Festivali Rruga e Balonës dhe Kulturës në Kapadokya” do të përfundojë pas aktiviteteve që do mbahen brenda ditës.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kreta nuk gjen qetësi, goditet nga tërmeti i fortë

Story i radhës

Zhduken tre të rinj nga Maqedonia në Greqi/ Dy ditë pa asnjë gjurmë, në dhomë janë gjetur gjurmë gjaku, mungojnë valixhet e tyre

Të fundit nga

​Masakër në Rusi

Pesë adoleshentë humbën jetën sot kur një festë e datëlindjes në rajonin Irkutsk të Rusisë u shndërrua në tragjedi. Sipas raportimeve, një i ri i dehur sulmoi me thikë të pranishmit në
sqmken
ShkoLartë