Türkiye lidhur me masakrën në Hoxhali: Dënojmë këtë krim kundër njerëzimit

Ministria e Jashtme e Türkiye-s lidhur me 31 vjetorin e masakrës në Hoxhali tha se dënon këtë krim kundër njerëzimit, i cili është një njollë e zezë në histori, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria rikujtohet se më 26 shkurt të vitit 1992 në qytetin Hoxhali që ndodhet në rajonin e Karabakut në Azerbajxhan 613 qytetarë të Azerbajxhanit u masakruan dhe qindra të tjerë u plagosën nga njësitë e armatosura të Armenisë.

Në deklaratën ku thuhet se mbi 1.000 persona janë marrë peng nga forcat armene, theksohet se madje as sot nuk është zbardhur fati i atyre të cilët janë zhdukur në masakër.

“Edhe sot ndiejmë në zemrën tonë dhimbjen e vëllezërve tanë azerbajxhanas që u masakruan 31 vite më parë në Hoxhali. Dënojmë këtë krim kundër njerëzimit, i cili është shënuar si një njollë e zezë në histori. Urojmë mëshirën e Allahut mbi vëllezërit tanë azerbajxhanas që humbën jetën në masakrën në Hoxhali si dhe përsërisim ngushëllimet tona për popullin vëlla të Azerbajxhanit”, thuhet në deklaratë.





Story i mëparshëm

Tea Trifoni habit me deklaratën e saj: Një fans i Luizit tentoi të më përplasë me makinë

Story i radhës

Luftëtari shqiptar fiton për 10 sekonda

Të fundit nga