Türkiye, kapen 74 të dyshuar të DAESH-it

min lexim

Njoftohet se janë arrestuar 74 të dyshuar në një operacion të njëkohshëm kundër organizatës terroriste DAESH në 23 provinca të Türkiyes, transmeton Anadolu.

Në kuadër të hetimit të nisur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Diyarbakırit, u deshifruan aktivitetet e organizatës terroriste DAESH, si dhe nisi një operacion për arrestimin e anëtarëve të organizatës terroriste, në bashkëpunim me Drejtorinë e Sigurisë Provinciale – Dega Antiterror, Departamentin e Inteligjencës dhe Antiterrorizmit dhe Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës (MIT).

Në hetim u konstatua se organizata terroriste DAESH ndodhet në një strukturë të re në Türkiye me emrin “Revista Moral and Sunet”, dhe se kjo organizatë vepron në Gjeorgji, Azerbajxhan, Irak, Mali, Sudan, Algjeri dhe Libi varësisht nga e ashtuquajtura provincë e Damaskut.

Anëtarët e këtij strukturimi kryen veprimtari thirrje në kuadër të veprimtarisë së tyre për të fituar njerëz në të gjithë Türkiyen. Pas punës propagandistike kanë formuar “Grupin e Xhihadit”, si dhe kanë marrë stërvitje të armatosur dhe ushtarake në Gjeorgji. Anëtarët e organizatës që kanë marrë trajnime të armatosura janë dërguar në zonat e konfliktit dhe kanë qenë aktivë dhe kanë ofruar mbështetje financiare për anëtarët e organizatës në Siri dhe Gjeorgji.

Në kuadër të hetimit, u lëshuan urdhra arresti për 92 të dyshuar dhe u kryen operacione të njëkohshme në 23 provinca.

Në operacion u kapën 74 persona të dyshuar, u sekuestruan një numër i madh armësh me tyta të gjata, pistoleta, gëzhoja dhe shumë dokumente mediatike dhe organizative që i përkasin organizatës.

Hetimet po vazhdojnë për kapjen e të dyshuarve të tjerë.

Kërkimet vazhdojnë në zyrat e librarisë dhe revistës “Moral ve Sunet” në Diyarbakır, Yalova, Muş dhe Adana.





Story i mëparshëm

A ka lidhje me ish të dashurën e Kristit? Keisi Medini habit me veprimin e fundit

Story i radhës

Kina mesazh SHBA-së: Presionet dhe kufizimet ekonomike nuk mund të ndalin zhvillimin tonë

Të fundit nga