Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Istanbulit (IBB), Ekrem İmamoğlu, u dënua me dy vjet, shtatë muaj e 15 ditë burg për fyerje ndaj anëtarëve të Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK) të Türkiyes gjatë periudhës së zgjedhjeve lokale të vitit 2019, raporton Anadolu Agency (AA).
Në seancën e aktvendimit në Gjykatën e 7-të Penale të Shkallës së Parë të Anadollit në Istanbul, krahas palës mbrojtëse, të pranishëm si spektatorë ishin edhe shumë anëtarë të partive opozitare CHP dhe IYI.
Duke shpallur vendimin e saj në seancë, gjykata vendosi që İmamoğlu të dënohet me dy vjet, shtatë muaj e 15 ditë burg për akuzën “fyerje e hapur ndaj zyrtarëve publikë që punojnë si bord, për shkak të detyrës së tyre”. Fyerjet ishin drejtuar kundër Sadi Güven, atë kohë kryetar i YSK-së, dhe dhjetë anëtarë të saj.
Gjykata vendosi që për İmamoğlu-n të zbatohet neni 53 i Kodit Penal të Türkiyes, i cili ka të bëjë me “heqjen e ushtrimit të disa të drejtave”.