Türkiye, forcat e sigurisë arrestojnë 67 të dyshuar për terrorizëm në mbarë vendin

Forcat turke të sigurisë arrestuan 67 të dyshuar për terrorizëm në operacione antiterroriste në gjithë Türkiyen, deklaroi ministri i Brendshëm i vendit, transmeton Anadolu.

Nga gjithsej, 12 të dyshuar për terrorizëm u kapën në provincat Mersin, Van, Sanliurfa, Mardin dhe Aydın, tha Ali Yerlikaya në “X”.

Ai shtoi se 55 të dyshuar të tjerë për terrorizëm u ndaluan në operacionet në 16 provinca.

Rreth 13.400 pjesëtare të forcave të sigurisë morën pjesë në operacione, shtoi ai.

Deri në orën 8:30 të mëngjesit me kohën lokale (0530 GMT), 466 operacione janë kryer në zonat rurale, tha Yerlikaya.

Ai falënderoi Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës Turke (MIT), policinë dhe ekipet e xhandarmërisë që morën pjesë në operacione.

Të dielën, një kamikaz hodhi veten në erë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë në kryeqytetin e Türkiyes, Ankara.

Dy policë pësuan lëndime të lehta, ndërsa një tjetër terrorist u vra nga forcat e sigurisë në hyrje.

Ministria e Brendshme turke konfirmoi lidhjet e sulmuesve me grupin terrorist PKK.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.





Story i mëparshëm

Ukraina thotë se ka rrëzuar 29 dronë të lëshuar nga Rusia – në sulmet gjatë natës që zgjatën më shumë se tri orë

Story i radhës

Valuta ruse përballet me luhatje të mëdha, zhvlerësohet sërish

Të fundit nga