Türkiye: Është përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtar të ndalojë sulmet kundër civilëve në Gaza

November 29, 2023
1 minut lexim

Është përgjegjësi kolektive e komunitetit ndërkombëtar të ndalojë sulmet kundër civilëve të pafajshëm në Gaza dhe t’i japë fund pushtimit të territorit palestinez, tha sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Türkiyes, transmeton Anadolu.

Türkiye do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje në këtë drejtim, thuhet në një deklaratë të lëshuar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të udhëhequr nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Herët a vonë Izraeli do të duhet të përballet me pasojat e krimeve çnjerëzore që kreu në Gaza, thuhet në deklaratë.

“Për qeverinë izraelite dhe aktorët që mbështetën masakrën; Është rikujtuar se nëse këto akte të urryera nuk marrin fund menjëherë, ato mund të shkaktojnë një spirale dhune, efektet e së cilës do të zgjasin me breza dhe mund të përhapen jashtë rajonit”, shtoi Këshilli.

Këshilli tha se një paqe e qëndrueshme mund të jetë e mundur nëpërmjet krijimit të një shteti të pavarur dhe sovran palestinez, me Kudsin Lindor si kryeqytet, bazuar në kufijtë e vitit 1967.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Papërgjegjësia e pushtetit lokal në Podujevë dhe e Ministrisë së Transportit ndaj qytetarëve të Llapit!

Story i radhës

Ushtria izraelite miraton planet për të vazhduar operacionin tokësor në Gaza

Të fundit nga

Klubi anglez mban ‘takim urgjent’ me UEFA-n

Klubi i Ligës Premier, Crystal Palace, do të zhvillojë bisedime me UEFA-n rreth pjesëmarrjes së tyre në garat evropiane sezonin e ardhshëm, për shkak të një shkeljeje të mundshme të rregullave për

Pacolli: Ne nuk jemi ata që bllokojmë Kuvendin

Sot ka dështuar për herë të 25-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, në emisionin “Info Plus” të RTK-së, deklaroi se nuk bëhet fjalë
sqmken
ShkoLartë