Türkiye dhe Libia në një letër drejtuar OKB-së kërkojnë nga Greqia të respektojë vendimin e tyre sovran

December 14, 2022
min lexim

Türkiye dhe Libia në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë dënuar kritikat greke për marrëveshjet e tyre për përcaktimin e zonave të hidrokarbureve dhe juridiksionit detar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Türkiye dhe Libia në letër gjithashtu kërkuan nga Greqia që t’u japë fund akuzave të saj të pabaza dhe veprime përshkallëzuese, si dhe të respektojë vendimet sovrane të dy vendeve.

“Memorandumi i Mirëkuptimit (MOU), i nënshkruar më 3 tetor të vitit 2022 midis Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë dhe Republikës së Türkiye-s për bashkëpunimin në fushën e hidrokarbureve, është një instrument ligjor i bazuar në parimin e barazisë sovrane. Memorandumi parashikon zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e hidrokarbureve, si në tokë ashtu edhe në det në Mesdheun Lindor dhe për këtë arsye është në respektim të plotë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare në lidhje me marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin midis dy vendeve”, theksuan në një letër të përbashkët përfaqësuesit e përhershëm të dy vendeve në OKB, përfaqësuesit turk, Feridun Sinirlioğlu dhe përfaqësuesi libian, Taher El-Sonni.

Letra thekon se në kundërshtim me pretendimet e Greqisë qeveria libiane ka kapacitetin për të nënshkruar dhe për t’i kompletuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe se ligjet e saj autorizojnë qeverinë të negociojë marrëveshjet me vendet e tjera.

Ndryshe nga pretendimet e Greqisë, letra theksonte se nuk ka asnjë bazë ligjore për pretendimet se marrëveshja e hidrokarbureve e nënshkruar nga Libia dhe Türkiye bie ndesh me procesin politik nën mbikëqyrjen e OKB-së, pasi udhërrëfyesi që do të çojë në një zgjidhje politike në Libi i jep autoritet të plotë qeverisë në procesin e përgatitjes së zgjedhjeve.

“Greqia nuk përmend ose injoron qëllimisht që shumë vende, përfshirë vendet anëtare të BE-së, kanë konkluduar dhjetëra memorandume të tjera të ngjashme mirëkuptimi me qeverinë e Unitetit Kombëtar të Libisë në fusha që kërkojnë angazhime afatgjata nga nënshkruesit, duke filluar nga energjia në infrastrukturë dhe aktivitete ekonomike”, thuhet në letër.

Më tej, po ashtu thuhet se marrëveshje midis Türkiye-s dhe Libisë për përcaktimin e zonave të juridiksionit detar, e nënshkruar më 27 nëntor të vitit 2019, është në përputhje me nenin 102 të Konventës së OKB-së dhe se është arritur një zgjidhje e drejtë e bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Letra hedh poshtë pretendimet e Greqisë se marrëveshja shkel të drejtat sovrane greke.

Letra pohoi se Greqia me pretendimet e saj shpërfill të drejtat e sovranitetit të Türkiye-s dhe Libisë.

“Greqia vazhdon të interpretojë të drejtën e detit dhe të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare në mënyrë selektive. Ajo injoron parimin e barazisë në përcaktimin e kufijve detar”, thuhet në letër.

Letra thekson se marrëveshjet e nënshkruara midis Türkiye-s dhe Libisë për përcaktimin e hidrokarbureve dhe juridiksione detare nuk shkelin as ligjin ndërkombëtar dhe as të drejtat sovrane të Greqisë, duke shtuar se Greqia përpiqet të diskreditojë përpjekjet e Libisë dhe Türkiye-s për të promovuar dialogun për Mesdheun në OKB.

Türkiye dhe Libia kërkuan nga Greqia të ndalojë akuzat e saj të pabaza, retorikën armiqësore dhe masat që përkeqësojnë tensionet, si dhe të respektojë vendimet sovrane të dy vendeve fqinje.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA, gjykata në Mississippi vendos për ekzekutimin e të burgosurit për vrasjen e 16-vjeçares

Story i radhës

Shtatë raste të falsifikimit të parasë u raportuan brenda një dite në Kosovë

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të
ShkoLartë