“Türkiye dhe Azerbajxhani do të vazhdojnë të shfaqin qëndrim të përbashkët në politikën e jashtme”

June 13, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, theksoi se Türkiye dhe Azerbajxhan do të vazhdojnë tutje të shfaqin një qëndrim të përbashkët në politikën e jashtme, raporton Anadolu.

Aliyev, pas takimit të tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, mbajti një fjalim në konferencën e përbashkët për media.

Ai e përshëndeti homologun e tij duke i thënë “mirëseerdhët në atdheun tuaj” dhe duke e uruar edhe një herë për fitoren në zgjedhjet e muajit të kaluar.

Sipas tij, fitorja e Erdoğanit në zgjedhje është manifestim i vlerësimit të madh të popullit turk ndaj politikave të tij që i zhvillon tashmë 20 vjet.

Aliyev theksoi se Türkiye nën udhëheqjen e Erdoğanit është kthyer në një qendër fuqie mbarëbotërore duke marrë një rrugëtim të madh dhe të nderuar, ndërsa sipas tij, politika e brendshme dhe e jashtme e Erdoğanit po vlerësohet nga populli turk.

Lidhur me takimin e sotëm, presidenti azerbajxhanas tha se me homologun e tij kanë shqyrtuar punimet e bëra dhe kanë shkëmbyer mendime rreth punëve që do të bëhen.

“Të gjitha arritjet bazohen në marrëdhëniet vëllazërore mes Türkiyes dhe Azerbajxhanit. Pas dy ditëve do të festojmë dyvjetorin e Deklaratës së Shushas. Kjo është një marrëveshje historike. Me këtë marrëveshje Türkiye dhe Azerbajxhani zyrtarisht u bëmë aleatë. Në fakt, vite të tëra ishim aleatë, por me Deklaratën e Shushas kjo u zyrtarizua. Nënshkrimi i kësaj në Shusha ka një kuptim simbolik. Sepse Shusha është kurora e Karabakut”, theksoi ai, duke falënderuar Erdoğanin dhe Türkiyen vëllazërore për mbështetjet të tyre shpirtërore dhe politike për Azerbajxhanin në Luftën e Dytë të Karabakut.

“Türkiye dhe Azerbajxhani do të vazhdojnë tutje të shfaqin një qëndrim të përbashkët në politikën e jashtme. Aktivitetet tona të përbashkëta në politikën e jashtme kanë një rëndësi të madhe edhe për rajonin. Faktori i unitetit Türkiye-Azerbajxhan është shumë i rëndësishëm për zhvillimin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”, shtoi presidenti azerbajxhanas Aliyev.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA, 9 të plagosur në një sulm të armatosur

Story i radhës

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Suel Çelës

Të fundit nga

ShkoLartë