Türkiye dënon të ashtuquajturat zgjedhje të mbajtura në rajonin nën kontrollin e forcave armene në Karabak

Ministria e Jashtme e Türkiye-s tha se dënon të ashtuquajturat zgjedhje të mbajtura në territoret nën kontrollin e forcave armene në rajonin Karabak të Azerbajxhanit dhe se i percepton ato si lëvizje për të minuar bisedimet e paqes, transmeton Anadolu.

Ministria bëri një deklaratë me shkrim lidhur me “të ashtuquajturat zgjedhje të mbajtura në territoret nën kontrollin e forcave të paligjshme armene” në rajonin Karabak të Azerbajxhanit.

“Zgjedhjet e mbajtura në territoret nën kontrollin e forcave të paligjshme armene në rajonin Karabak të Azerbajxhanit janë ‘manifestim i ri i përpjekjeve për të legjitimuar në mënyrë të njëanshme situatën aktuale në rajon e cila është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ky hap është shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar, përfshirë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)”, thuhet në deklaratë.

“Dënojmë dhe i perceptojmë si një lëvizje për të minuar bisedimet e paqes, zgjedhjet që janë mbajtur në një periudhë ku po bëhen përpjekje për vazhdimin e bisedimeve të paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Türkiye nuk i njeh këto zgjedhje të paligjshme të cilat përbëjnë shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Azerbajxhanit. Ftojmë OKB-në dhe komunitetin ndërkombëtar të mos i njohin këto zgjedhje”, theksohet në deklaratë.

Më tej në deklaratë thuhet se Türkiye mbështet procesin e bisedimeve të paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe ruan besimin se nënshkrimi sa më parë i marrëveshjes së paqes së përhershme do të sigurojë kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin e rajonit.





Story i mëparshëm

Antony thyen heshtjen për akuzat e rënda të ish-partneres

Story i radhës

Samiti i G20 në Indi, Erdoğan takohet me presidentin e Brazilit

Të fundit nga