Türkiye dënon shkeljet e ministrit izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa

Türkiye dënoi bastisjen e kryer nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme e Türkiyes, publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me bastisjen që Ben-Gvir kreu nën shoqërimin e forcave izraelite të sigurisë.

“Dënojmë ashpër bastisjen që ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare ka kryer më 21 maj nën shoqërimin e forcave izraelit të sigurisë, i cili në mënyrë të hapur ka shkelur ligjin ndërkombëtar. Është e papranueshme që anëtarët e qeverisë së Izraelit të sfidojnë në këtë mënyrë statusin historik të Xhamisë Al-Aksa dhe të kryejnë veprime nxitëse dhe fashiste”, tha Ministria.

Më tej në deklaratën e Ministrisë thuhet: “Edhe njëherë ftojmë qeverinë e Izraelit që të veprojë me përgjegjësi dhe t’i japë fund menjëherë çdo veprimi provokativ që shkel statusin historik të Xhamisë Al-Aksa i cili bazohet në ligjin ndërkombëtar”.





Story i mëparshëm

LSDM: Shkupi ndodhet në kaos total

Story i radhës

“Përgjysmohen” votat e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këshillat, marrin vetëm ½ e atyre të marra nga kandidatët për kryebashkiakë

Të fundit nga