Türkiye dënon ashpër sulmin ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran

January 27, 2023
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, në një bisedë me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov tha se dënojnë ashpër sulmin tradhtar ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në kryeqytetin e Iranit, Teheran, dhe se “ndodhen gjithmonë pranë Azerbajxhanit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Ministria e Jashtme thuhet se ministri Çavuşoğlu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij azerbajxhanas, Bayramov.

Çavuşoğlu ka dënuar në mënyrën më të ashpër sulmin tradhtar ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran dhe ka theksuar se “ndodhen gjithmonë pranë Azerbajxhanit”.

Ai shprehu ngushëllimet për punonjësin e ambasadës që ka humbur jetën në sulm dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Azerbajxhani nuk është kurrë vetëm”

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Çavuşoğlu tha: “Dënoj ashpër sulmin tradhtar ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran. Uroj mëshirën e Allahut mbi vëllezërit tanë dëshmorë, shpreh ngushëllimet e mia për të afërmit dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Azerbajxhani nuk është kurrë vetëm”.

Ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran është kryer sulm i armatosur rreth orës 08:30 me orën e Bakusë, ku si pasojë e sulmit humbi jetën shefi i sigurimit të ambasadës dhe u plagosën 2 punonjës të tjerë sigurie.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Kodrën e Diellit shtresë e borës prej 83 centimetrash

Story i radhës

​Dëbora zbardh Llogaranë, ARRSH apel shoferëve për kujdes të shtuar në këto akse

Të fundit nga

ShkoLartë