Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiye-s, Ismail Demir tha se në kompleksin e Sistemit të Armëve me Energji të Drejtuar ALKA kanë lënë pas edhe një fazë tjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Zyra e Industrisë së Mbrojtjes thuhet se Sistemi i Armëve me Energji të Drejtuar ALKA, një sistem mbrojtës hibrid shumë efektiv që përdor teknologjinë elektromagnetike dhe lazer kundër kërcënimeve asimetrike, paraqiti aftësitë e tij dhe goditi objektivin me saktësi të plotë.
Bëhet e ditur se vazhdojnë me të gjithë shpejtësinë, aktivitetet për Projektin Furnizues të Sistemeve të Armëve Lazer të filluara nga Kryesia e Industrisë së Mbrojtjes në Presidencë dhe të zhvilluara nën kontraktimin kryesor Roketsan.
Në deklaratë thuhet se u demonstrua sistemi i armës lazer me fuqi të lartë i cili ka radar zbulimi të objektivit, sistem gjurmimi të objektivit dhe sistem shpërqendrimi elektromanjetik të zhvilluar në kuadër të Sistemit të Armëve me Energji të Drejtuara ALKA.
Në kuadër të aktivitetit demonstrues, u prezantua zgjidhja e sistemit të armëve vendase dhe kombëtare lazer e cila u zhvilluar si një familje e integruar produkti në nivele fuqie të ndryshme dhe për platforma të ndryshme mbajtëse (fikse, portative dhe të lëvizshme) si dhe u tregua aftësia dhe efektiviteti i arritur në testet e qitjeve. Sistemet e zhvilluara treguan aftësinë superiore të zbulimit, përcaktimit dhe shkatërrimit në nivel sekondash kundër objektivave tokësore dhe ajrore.
Në projekt është e përfshirë edhe kompania Ermaksan si prodhuese e burimit lazer.
– “ALKA lë pas edhe një marrëveshje tjetër”
Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiye-s, Ismail Demir në një postim nga llogaria e tij në median sociale deklaroi: “Objektivi ynë është një Türkiye që ecën përpara dhe jo prapa në fushën e industrisë së mbrojtjes. Kemi lënë pas edhe një fazë tjetër në testimet e Sistemit të Armëve me Energji të Drejtuar ALKA i cili do të zë vend të rëndësishëm në aktivitetet tona lazer dhe elektromanjetike mbi të cilët punojnë shumë pak vende”.
“ALKA i cili përbëhet nga një sistem të armës lazer me fuqi të lartë që ka radar zbulimi të objektivit, sistem gjurmimi të objektivit dhe sistem shpërqendrimi elektromanjetik, ka siguruar aftësinë superiore të zbulimit, përcaktimit dhe shkatërrimit në nivel sekondash kundër objektivave tokësore dhe ajrore”, tha Demir.