Në aeroportin e Antalya-s në Türkiye, dje me 207.084 udhëtarë u thye rekordi i të gjitha kohërave, transmeton Anadolu.
Guvernatori i qytetit Antalya, Ersin Yazıcı në një postim nga llogaria e tij në median sociale tha: “Ditën e shtunë, më 15 korrik aeroporti i Antalya-s ka thyer rekordin e udhëtarëve të të gjithë kohërave me 207.084 udhëtarë prej të cilëve 97.900 janë udhëtarë të ardhur nga linjat e jashtme. Do të vazhdojmë të rrisim objektivat tanë dhe të thyejmë rekorde në Antalya, në të çmuarën e vendit tonë dhe në kryeqytetin e turizmit”.
Në të njëjtën ditë nga aeroporti mësohet se janë realizuar 1.164 fluturime.