Türkiye, 22 të arrestuar për financim të terroristëve

December 12, 2022
1 minut lexim

Në operacionet e policisë turke në gjashtë qytete janë arrestuar 22 të dyshuar, për të cilët është konstatuar se kishin financuar anëtarët e organizatës terroriste DHKP-C, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e departamentit të anti-terrorit ndërmorrën operacione të arrestimit të personave që kishin trasferuar para anëtarëve të organizatës e cila vepron në emër të DHKP-C.

Pas ndjekjes teknike dhe fizike, policia identifikoi 28 persona dhe kreu bastisje të njëkohshme në disa adresa në Ankara, Bursa, Hatay, Istanbul, Kocaeli dhe Mersin. Gjatë operacioneve u arrestuan të paktën 22 persona, kurse janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm dokumentacioni dhe materiali dixhital.

Personat e arrestuar janë dërguar në polici për hetime të mëtejshme.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusët u mbyllën sepse refuzuan të luftonin në Ukrainë

Story i radhës

Goditet baza e mercenarëve Wagner në Ukrainë

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë