turizmi shqiptar humb shkelqimin kosova braktis bregdetin 121 mije turiste me pak 68b33743e1f2e

Turizmi shqiptar humb shkëlqimin, Kosova “braktis” bregdetin – 121 mijë turistë më pak

August 30, 2025
1 minut lexim

Të dhënat e fundit të INSTAT-it tregojnë një ngadalësim të ndjeshëm për sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj përgjatë vitit 2025 krahasuar me një vit më parë.

Gjatë periudhës janar–korrik, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 6,5 milionë shtetas të huaj, me një rritje 3,5% me bazë vjetore nga 23% në vitin 2024. Ndikimin më të madh në rënien e turizmit e ka pasur Kosova me 121 mijë shtetas më pak.

“… nuk janë shumë optimiste në qoftë se ne bazën e zhvillimit ekonomik, të rritjes ekonomike të Shqipërisë përgjatë 2025-ës e kishim bazuar kryesisht te turizmi,” thotë eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

“Ky stanjacion, pra, fakti që nuk kemi një rritje të fortë dyshifrore si në vitet e kaluara duhet të na bëjë të mendohemi se çfarë nuk shkon te turizmi ynë,” shton kolegu i tij, Fatos Çoçoli.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, disa nga faktorët e këtij fenomeni janë mungesa e infrastrukturës dhe çmimet e larta.

“Janë problematika që përmenden ndër vite në Shqipëri: aspekti i mungesës së infrastrukturës, e cila vazhdon të lërë për të dëshiruar; mbeturinat vazhdojnë akoma të digjen në mënyrë spartane,” shprehet z. Muço.

“Është e pafalshme që çmimet mesatarisht të këtij sezoni turistik veror, sidomos në Jug, të jenë rritur me 12–20 për qind. Duhet ta shikojmë politikën tonë të çmimeve. Ajo po na i mban larg të huajt që na vijnë për të na vizituar”, thekson eksperti Çoçoli.

Por a mund të bënte më shumë qeveria në këtë sektor?

“Kam përshtypjen që këtu nuk është faji i qeverisë. Qeveria mund ta formalizojë sektorin. Sektori i turizmit është sektor që vuan nga një informalitet relativisht i lartë. Për pjesën që abuzohet me çmimet apo me shërbimin nuk është faji i qeverisë,” thotë z. Muço.

Edhe për muajin korrik, shifrat kanë qenë jopremtuese, me një rritje prej 0,3% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë./RTSH

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

struga trim lum shpartallon bashkimin arsimi mundet ne gostivar 68b33734689a4
Lajmi i mëparshëm

Struga Trim Lum shpartallon Bashkimin! Arsimi mundet në Gostivar

parashutisti maqedonas u ngit ne fluturim ne shen nuam por era e forte e coi ne tushemisht policia shqiptare i vjen ne ndihme 68b337e361842
Lajmi i radhës

Parashutisti maqedonas u ngit në fluturim në Shën Nuam, por era e fortë e çoi në Tushemisht! Policia shqiptare i vjen në ndihmë

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë