Turistët të zhgënjyer nga zëvendësuesja ‘e shëmtuar’ atraksionit të famshëm të Romës

November 2, 2024
1 minut lexim

Turistë janë shprehur me zhgënjim për një nga atraksionet më të famshme në Romë, një pjesë e të cilës është zëvendësuar me një kopje të përkohshme “të shëmtuar”.

Vizitorët e “Qytetit të Përjetshëm” që janë mësuar të hedhin monedha fati në ‘Fontana di Trevi’ në Romë, tani detyrohen të hedhin monedhat në një vaske te vogël zëvendësuese pasi zyrtarët kanë tharë ujin e shatërvanit të mrekullueshëm, për punime mirëmbajtjeje.

Kutia drejtkëndëshe e veshur me shtresa druri ka shkaktuar reagime të përziera.

“Është bukur që njerëzit vazhdojnë ta bëjnë edhe pse është një vaskë e shëmtuar,” tha turistja holandeze Marianna Strekstadt, ashtu si dhe banorja vendase Daniela Carbone, e cila tha se po e përdorte “pishinën e shëmtuar” vetëm për hir të fëmijëve të saj.

Normalisht shatërvani i Trevi me stilin e shkëlqyeshëm barok, mbushet me vizitorë që hedhin monedha me shpresë që fati t’i ndihmojë të rikthehen aty.

Paratë më pas mblidhen nga grupi Caritas, i cili thotë se i përdor për bamirësi me të pastrehët.

Bashkia e Romës thotë se kërkon të kufizojë numrin e turistëve rreth shatërvanit me skulptura, duke u kërkuar vizitorëve të rezevojnë online dhe “të paguajnë 2 euro për vizitën 30 minutëshe në atraksion, shkruan rrjeti Independent.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kredia Hungareze dhe shkallët e interesit! Mickoski i zhgënjyer nga Bankat – Rrezikun duhet ta ndajmë bashkë!

Story i radhës

“Tash nuk jemi as shokë më”, Xheneta ndan rrugët me Gjestin

Të fundit nga

ShkoLartë