Turistët italianë gjejnë portofolin me para dhe dokumente, e dorëzojnë në polici

August 19, 2023
1 minut lexim

Dy turistë italianë, duke udhëtuar me biçikletë, kanë gjetur në rrugë një portofol me një shumë parash e dokumente dhe e kanë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës së identitetit që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit. 

Pasi ka marrë portofolin, ai ka falenderuar punonjësit e Policisë dhe dy turistët italianë, për gjestin e tyre.   

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lautaro i jep avantazhin Interit

Story i radhës

Digjet fabrika e mobilieve në Prizren – dëmi dhjetëra mijëra euro

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë