Ministri i Drejtësisë, Nikola Tupançeski, konsideron se ajo që tha mbrëmë kryetarja e KE-së, Ursula Von der Layen, ngjall optimizëm se jemi në rrugën e duhur sa i përket reformave në drejtësi.
“Raporti i progresit për vendin tonë është plotësues dhe përmban disa segmente. Në mënyrë specifike janë apostrofuar disa çështje, njëra prej tyre është sistemi i drejtësisë, korpusi i dytë i pyetjeve ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, korpusi i tretë është lufta kundër krimit të organizuar dhe e katërta, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm”, tha Tupançeski.
Ministri vlerëson se ka mënyra dhe mekanizma për të përcaktuar origjinën e pronës.
“Ideja e një ligji të ri për origjinën e pronës nuk është shpallur asnjëherë nga ministrat e Drejtësisë në vitet e kaluara, por fillimisht ka ardhur nga zv. kryeministrat për luftën kundër korrupsionit.
Pavarësisht statusit tuaj në shoqëri, secili duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ka bërë. Janë edhe institucione të tjera që duhet të konstatojnë paligjshmërinë e pasurisë, rol duhet të ketë edhe Komisioni për Antikorrupsion”, tha Tupançeski për “24 Analiza”.