Tunizi, vriten tre persona në sulmin e armatosur në një sinagogë në ishullin Djerba

Autoritetet tuniziane njoftuan se tre persona u vranë, në mesin e të cilëve edhe një roje sigurie, në një sulm në sinagogën El Ghriba në ishullin Djerba të Tunizisë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se sulmuesi ishte anëtar i gardës kombëtare detare në Aghir Djerba. Ai vrau kolegun e tij dhe më pas u nis për në sinagogë.

Në deklaratë thuhet se sulmuesi u vra në përleshjen me forcat e sigurisë, ndërsa nëntë persona u dërguan me lëndime në spitalet e afërta.

Sinagoga është një vend i njohur pelegrinazhi që tërheq mijëra hebrenj nga Evropa dhe Izraeli gjatë sezonit të pelegrinazhit.

Pelegrinët po festonin festën e Lag B’Omer së bashku me komunitetin e vogël lokal hebre.





Story i mëparshëm

Telefonët gaming do të marrin “frymë” me çipin më të fundit nga MediaTek

Story i radhës

“Ka informacione se fsheh….”, SPAK ushtron kontroll në një banesë në Berat. Ja kush është pronari

Të fundit nga