Massimiliano Allegri raportohet se po tundohet nga një ofertë që ia ka bërë Al-Hilal.
Sipas mediave italiane, nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga Juventusi këtë verë, pasi ai ka marrë një ofertë shumë fitimprurëse.
Siç raportohet nga “Rai Sport”, Allegri u takua me përfaqësues nga Al Hilal në Monte Carlo në ditët e fundit.
Përfaqësuesit e klubit nga Arabia Saudite thuhet se i ofruan atij kontratë tre-vjeçare me vlerë prej 30 milionë eurosh.
Gjithashtu, trajnerit italian iu ofrua edhe një bonus nënshkrimi prej 10 milionë eurosh.
Deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur mes palëve, teksa mbetet të shihet nëse 55-vjeçari do të ndjekë rrugën e shumë futbollistëve, që po braktisin Evropën për Arabinë Saudite.
Ndryshe, Massimiliano Allegri me Juventusin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.