Tuchel u jep përgjigje klubeve të interesuara për Armando Brojën

1 minut lexim

Armando Broja është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar nga radhët e skuadrës së Chelseat dhe gjithë ky interesim për shërbimet e sulmuesit shqiptar vjen pasi ai pati paraqitje shumë të mira sezonin e kaluar si i huazuar te Southamptoni.

Skuadra si West Ham United, Newcastle United në Angli si dhe Napoli në Itali kanë shprehur gatishmëri për të paguar rreth 40 milion euro për shërbimet e 20 vjeçarit.

Megjithatë, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, u ka dhënë përgjigje negative këtyre klubeve duke thënë se Broja është lojtar i Chelseat dhe për momentin, ata nuk kanë në plan ta shesin atë.

“Armando Broja është lojtari ynë para së gjithash dhe për momentin ne nuk kemi asnjë interes për ta shitur atë. Ai është këtu për të dëshmuar veten pasi luajti si huazim te Southamptoni.”, ka thënë trajneri gjerman.

Së fundi, Chelsea ka përforcuar sulmin me anglezin Raheep Sterling, andaj nuk dihet se cila do të jetë hapësira që mund t’i jepet Brojës nga Tuchel në repartin ofanziv.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sot në ditën e tretë, Kuvendi do të diskutojë për përmbajtjen e kornizës së propozimit francez.

Story i radhës

Jeni futur në periudhën e artë për ju! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë shumë para

Të fundit nga