Tuchel: Premier Liga nuk ka rival

Trajneri i Bajern Mynihut ka arritur një rekord personal vërtetë mbresëlënës, 3 gjysmëfinale me ekipe të ndryshme, ndonëse edhe Murinjo e ka finalizuar më herët, çka ia shton vlerën në arenën e futbollit europian, pavarësisht se bordi i Bajernit vendosi para disa kohës ta largoj në përfundim të sezonit.

Ajo që solli më tepër habi në fazën çerekfinale të Championsit, përkoi me eliminimin e klubeve angleze, aq sa vuri në diskutim edhe rendimentet e klubeve nga Premier Liga, por që Thomas Tuchel ka tjetër qasje:

“Futbolli i ka të gjitha rezultate, por askush nuk mund të vendosi në dyshim konkurrencën në Premier Ligë, krahas kampionateve të tjerë.

Mjafton të marrim shembull e sezonit aktual, 3 ekipe që luftojnë për titullin. Fakti që kam pasur përvoja personale në këtë ligë ma bind edhe më shumë se Anglia nuk ka rival në rang kompeticionesh brenda kufijve”, përfundoi Tomas Tuchel.

Mançester Junajtid ka shfaqur interesim për trajnerin 50-vjeçar, por që ende jemi në valën e aludimeve. Më herët Tuhel ka drejtuar Çelsin në Ishull.

Story i mëparshëm

Çfarë është surrogacia apo shtatzënia për të tjerët dhe çfarë ndryshon nëse bëhet një krim universal?

Story i radhës

Protestat pro-palestineze përhapen në universitetet amerikane

Të fundit nga