tuchel i kerkon lukakut te behet si werner 625bbf6227512

Tuchel i kërkon Lukakut të bëhet si Werner

April 17, 2022
1 minut lexim

Teksa duket se Timo Werner ka rifilluar të gjejë formën më të mirë, duket se Romelu Lukaku ende po ka vështirësi në “Stamford Bridge”.

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel, e ka sugjeruar Lukakun të frymëzohet nga Werner në mënyrë që të përmirësojë perspektivat e tij në Chelsea, përpara gjysmëfinales së FA Cup të kësaj fundjave me Crystal Palace.

“Ajo që ka bërë Timo është pikërisht ajo që duhet të bëjë Lukaku. Prisni, jini të durueshëm, punoni shumë dhe vendosni ekipin në radhë të parë, jini të gatshëm të ndihmoni ekipin, sepse si sulmues mund të ndihmoni brenda sekondave. Tani Werner e ka bërë të vështirë ta lërë atë jashtë. Jam i impresionuar, ai ishte shumë, shumë i mirë në dy ndeshjet e fundit. Këto ishin dy ndeshje kur ai ishte shumë më i mirë se në çdo lojë tjetër dhe ai tregoi se çfarë është i aftë”, tha Tuchel.

Lukaku ka shënuar vetëm 12 gola në 36 ndeshje të luajtura këtë stinor në të gjitha kompeticionet

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dafina zeqiri publikon hitin e radhes 625bbf5d590d4
Story i mëparshëm

Dafina Zeqiri publikon hitin e radhës

lopetegui duam te mposhtim liderin 625bc47d06761
Story i radhës

Lopetegui: Duam të mposhtim liderin

Të fundit nga

ShkoLartë