Thomas Tuchel u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseat paraditen e sotme.
Lajmi erdhi krejt papritur, ndërsa klubi nisi punën për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Sun Sport ka zbuluar prapaskenat e shkarkimit të trajnerit gjerman.
Sipas tyre, Todd Boehly, pronari i Chelseat e shkarkoi Tuchelin në një bisedë telefonike 10-minutëshe.
Tuchel kërkoi nga ai më shumë kohë për të rregulluar gjërat, por i ishte thënë se nuk ka më kohë.