“Shtrohet” rruga për qëndrimin e Armando Brojës te Chelsea. Pas largimit të Romelu Lukakut tashmë një tjetër sulmues pritet të largohet nga blutë e Londrës.
Timo Werner duket se do të përshëndetet me Thomas Tuchel, teksa mediat britanike raportojnë se tashmë çdo gjë mes palëve është mbyllur, pasi ditët e fundit ka pasur edhe debate mes tyre.
Ndërkohë Fabrizio Romano raporton se Juventusi është vendosur pas Werner duke kërkuar që ta sjell në Serinë A.
Në kushte të tilla, sulmuesi i kombëtares shqiptare merr më shumë vlerë dhe largimi i tij është i pamundur në dukje, pasi vështirë tashmë të largohet nga Blutë, me shanset që rriten për të qenë protagonist sezonin e ri në Premier League me fanellën e bluve.