Derbi i Londrës prodhoi spektakël dhe tension për 90 minuta, megjithatë në fund skuadrat ndanë nga një pikë falë barazimit 2-2 të arritur në shtesë.
Një shtrëngim duarsh që për pak përfundoi në një sherr masiv, ishte episodi që tërhoqi vëmendjen pas ndeshjes, megjithatë Thomas Tuchel e kaloi me sportivitet këtë episode në konferencën për shtyp.
“Janë emocione që të jep futbolli dhe nuk duhet të nxehemi,
Thjesht pranë vijave ishin dy trajnerë emocionalë. Nëse takohemi sërish me Conten, ok, në të kundërt nuk ka problem. Ju lutem, mos e bëni dramë. Ishte thjesht një përballje mes dy trajnerësh konkurrues me njëri-tjetrin dhe nuk ndodhi asgjë e keqe”, deklaroi Tuchel.
Më pas trajneri i Chelsea-t vlerësoi maksimalisht të tijtë dhe nuk i kurseu akuzat për arbitrimin, pasi deklaroi se të dy golat erdhën pas situatash faulli të mohuar për blutë e Londrës.
“Ishim në formë të shkëlqyer dhe ndeshja u luajt vetëm në një drejtim. Meritonim ta fitonim bindshëm këtë ndeshje, ndërsa të dy golat e tyre nuk qëndronin.
I pari vjen pas një faulli të pastër ndaj Havertz, që arbitrat e injorojnë. Ruicharlisson ishte në pozicion jashtë loje, ndërsa Cucurellën e tërheqin për flokësh. Ju duket normale kjo?”, deklaroi gjermani i Chelseat.