Tubimi i 11 korrikut, Berisha: Protestë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri!

min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e paralajmëruar më 11 korrik para kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij nga ballkoni i banesës, ai është shprehur se protesta e 11 korrikut është një protestë për thelbin e lirisë, për thelbin e dinjitetit njerëzor dhe për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri.

“Të dashur miq, protesta e 11 korrikut është protestë për thelbin e lirisë, për thelbin e dinjitetit njerëzor. Protestë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Historia e njerëzimit ka faktuar se vota e lirë është mekanizmi themelor i shtetit ligjor, i barazisë para ligjit, i lirisë së tregut, i zhvillimit dhe begatimit të një vendi”, tha Berisha, duke shtuar se “kombet që nuk kanë pasur votën e lirë, kanë rënë në abiset e historisë”.

Ndër të tjera Berisha tha se “për çdo njeri që i thotë lirisë, liri, dinjitetit njerëzor, dinjitet, të cilët nuk mund të ekzistojnë pa votën e lirë, e kanë të qartë se votat e tyre i numëroi Edi Rama me terroristët e tij elektoralë, patronazhistë, aktivistë”.

Pjesë nga fjala e tij

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme dhe nderimin më të madh për ju qëndrestarët dhe qëndrestaret e pamposhtur të kauzës së drejtë, të lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve, të interesit kombëtar, të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt kam për oratorët që nga kjo platformë me guxim përcjellin të vërtetat e mëdha që fsheh censura e egër e regjimit të Edi Ramës ndaj zërit ndryshe, ndaj të vërtetave therëse dhe të hidhura.

Të dashur miq, protesta e 11 korrikut është protestë për thelbin e lirisë, për thelbin e dinjitetit njerëzor.

Protestë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri.

Historia e njerëzimit ka faktuar se vota e lirë është mekanizmi themelor i shtetit ligjor, i barazisë para ligjit, i lirisë së tregut, i zhvillimit dhe begatimit të një vendi.

Kombet që nuk kanë pasur votën e lirë, kanë rënë në abiset e historisë.

Kujtoni pak se ku ramë ne në 46 vite diktaturë, në të cilën çdo katër vite shkonim te kutitë e votimit, por votat i numëronte partia terroriste.

Rikujtoni pak se cili ishte shkalla e tjetërsimit njerëzor nga kjo diktaturë dhe mjerimi ekonomik.

Por ata që kanë pasur fatin e madh të mos jetojnë në atë kohë, le të ndalen pak në këtë 10-vjeçar të sundimit të Rilindjes dhe Edi Ramës.

Besoj se për çdo njeri që i thotë lirisë, liri, dinjitetit njerëzor, dinjitet, të cilët nuk mund të ekzistojnë pa votën e lirë, e kanë të qartë se votat e tyre i numëroi Edi Rama me terroristët e tij elektoralë, patronazhistë, aktivistë.

Se votat e tyre i numëroi Edi Rama me Bajrët, Avdylët, Ndokët, Rrajat, mafien e tmerrshme të drogës në Shqipëri dhe në botë.

Story i mëparshëm

Janevska: Çdo universitet që ka punuar kundër ligjit do të mbyllet

Story i radhës

Jep dorëheqjen gazetarja pas intervistës me presidentin Biden

Të fundit nga