“Tu luta mos bëj gabime”, Donaldi interpreton tërë emocion këngën e Semit

1 minut lexim

Aktori Donald Veshaj ka habitur të gjithë fansat e tij me disa video të publikuara në rrjetin social instagram.

Në storyt e shpërndara ai shihet teksa këndon këngën e fundit të Semit “Ani”, këngë kjo e aluduar si dedikim ndaj historisë së tij me Borën.

Teksa këndon disa vargje me fjalë paksa “thumbuese”, Donaldi i ka bërë tag edhe Semit, me të cilën tanimë mban raporte shumë të mira.

Pas daljes nga Big Brother pati një krisje mes tyre, për shkak të lidhjes së tij me Beatrix.

Mesa duket tanimë raportet jo vetëm me Semin, por edhe me Borën janë rregulluar, teksa në rrjete zien lajmi se ato po kalojnë pushimet së bashku. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“The Economist”: Katastrofa ushqimore që po vjen

Story i radhës

Luis Enrique arsyeton ftesën për Ansu Fati

Të fundit nga