TSMC fillon prodhimin masiv të çipeve 3-nanometër

min lexim

Ndërsa e mbarë industria e teknologjisë po shikon drejt CES në fillim të Janarit, TSMC kishte një lajm të madh për të ndarë në fund të 2022.

Kompania ka filluar prodhimin e çipeve 3-nanometër. Mediat Tajvaneze raportuan se TSMC do të mbajë një ceremoni më 29 Dhjetor për të njoftuar zyrtarisht fillimin e prodhimit në masë të çipeve 3-nanometër.

Apple do të jetë konsumatori i parë i dy serive të çipeve 3-nanometër të cilët pritet të aplikohen në produkte si iPhone 15.

TSMC do të fillojë vitin e ri me një kapacitet të kufizuar prodhues për teknologjinë 3-nanometër përpara se të zhvendoset drejt një zinxhiri prodhues më stabil drejt fundit të 2023.

Në 2024 pritet që TSMC të sjellë procesin e prodhimit 2-nanometër në fazë testimi ndërsa fabrika e Hsinchu do të prodhojë masivisht çipet e këtij lloji në 2025.

Prodhuesi i çipeve ka filluar të investojë 40 miliardë dollarë në dy fabrika në Arizona ku do të prodhohen çipet 4-nanometër në 2024 për tu pasur nga 3-nanometër.

Mediat Kineze reaguan në mënyrë agresive përballë këtij zhvillimi duke thënë se Amerika po vjedh “teknologjinë e tyre.” Kina ka pretendime mbi ishullin e vetëqeverisur.

Kujtojmë se Samsung filloi prodhimin e çipeve 3-nanometër në Qershor ndërsa në 2024 ka parashikuar një proces prodhimi 3-nanometër më efikas.

Çipet e kompanisë do të përdoren në kartat grafike Nvidia, procesorët mobil Qualcomm, procesorët IBM dhe çipet cloud të Baidu. Në lidhje me pjesën e tregut, TSMC sundon ndjekur nga larg nga Samsung. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Gallup Internacional”: Qytetarët pesimistë për vitin 2023?!

Story i radhës

Iseni: Korridori tetë do të rrisë bruto prodhimin vendor dhe bashkëpunimin rajonal-ekonomik

Të fundit nga