truri i putinit zbulon planin e rusise per ballkanin 30 sekondat e fundit te fjalimit jane te frikshme 627a61118c3b8

‘Truri i Putinit’ zbulon planin e Rusisë për Ballkanin/ “30 sekondat e fundit të fjalimit janë të frikshme”

May 10, 2022
1 minut lexim

Ndërsa Evropa dhe bota shënuan Ditën e Fitores mbi Fashizmin dhe shprehën mbështetjen për Ukrainën, mendimtari politik ultranacionalist rus Alexander Dugin, i ashtuquajturi “truri i Putinit” dhe mentori i Presidentit rus, prezantoi axhendën gjeopolitike të Rusisë për Ballkanin.

Ivana Stradner, doktoreshë juridike nga Berkeley dhe bashkëpunëtore hulumtuese në Institutin Amerikan të Sipërmarrjes në Uashington, fokusi i së cilës është ligji dhe siguria ndërkombëtare, paralajmëroi për këtë fjalim, duke theksuar se 30 sekondat e fundit të fjalimit janë të frikshme.

“Unë nuk kam asnjë qëndrim politik për Serbinë, sepse Serbia është dashuria ime. Ne kuptojmë gjithçka, edhe miqësinë, edhe disa detyrime ndaj Perëndimit. Ne kemi marrëdhënie të tilla me serbët që praktikisht nuk mund t’i vlerësojmë politikisht, kjo është një ndjenjë e përgjithshme e përbashkët. 

Pra, ne do të qëndrojmë me Serbinë kur të mundemi dhe kur nuk mundemi, pasi traditat tona, shoqëritë tona do të mbeten vëllazërore, madje edhe më shumë se kaq,” tha Dugin kur u pyet për qëndrimin e Serbisë ndaj politikës dhe agresionit rus kundër Ukrainës.

Më tej, ai vlerësoi se e kupton se çfarë po bëjnë politikanët serbë, si në Serbi ashtu edhe në Bosnje.

“Ne e kuptojmë plotësisht atë që po bën Vuçiç dhe e vlerësojmë vërtet atë që po bën Dodik në Bosnje. Kjo ndihmon në një situatë kritike kur kemi sanksione kundër Rusisë, është një akt heroik. Do t’i kushtojë Serbisë…e kanë bërë 30-35 vjet më parë, por kthesa e Serbisë drejt agjendës gjeopolitike ruse të kryengritjes sllave do të vijë dhe do ta shihni kur të formulojmë një qëllim në Ballkan”, shtoi Dugin, duke përfunduar:

“Duhet të përfundojmë atë që kemi filluar…”

Stradner theksoi se kjo është gjithçka që duhet të dini për qëllimet e Kremlinit në Ballkan.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

artisti brazilian akuzon per kopjim te veshjes ronela hajatin 627a610c2cd63
Story i mëparshëm

Artisti brazilian akuzon për kopjim të veshjes Ronela Hajatin

40 e investitoreve te bitcoin jane me humbje 627a614941241
Story i radhës

40% e investitorëve të bitcoin janë me humbje

Të fundit nga

Granit Xhaka përfshihet në Ekipin e Vitit

Granit Xhaka e kaloi një tjetër sezon brilant në nivelin personal. Ndonëse i munguan sukseset ekipore, për dallim nga edicioni i paharrueshëm 2023/24, ylli kosovar megjithatë ishte motori i Bayer Leverkusenin edhe
ShkoLartë