Trupi i një gruaje të re është zbuluar të hënën në qytetin gjerman Weinstadt pranë Shtutgartit.
Sipas mediave të huaja, trupi u zbulua nga një kalimtar në një kontejnerë rrobash të përdorura dhe policia beson se vdekja ishte aksidentale.
Sipas informacioneve të deritanishme, 26-vjeçarja fatkeqe ka hyrë në kontejner për të marrë rroba.
“Aty ajo ngeci në kapakun e kontejnerit dhe nuk mundi më të dilte”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i policisë.
Trupi i pajetë është nxjerrë nga zjarrfikësit, në terren ka dalë edhe një autoambulancë, por mjeku ka mundur të konstatojë vetëm vdekjen.
Për momentin, nuk ka të dhëna se mund të bëhej fjalë për një krim.
Burimi: GAZETA.MK