trupi gjykues refuzon pese deshmitare te propozuar nga mbrojtja e pjeter shales 64e8b75d2db26

​Trupi gjykues refuzon pesë dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja e Pjetër Shalës

August 25, 2023
1 minut lexim

Trupi gjykues në rastin kundër Pjetër Shalës ka refuzuar pesë dëshmitarë që mbrojtja kishte parashikuar të dhënë dëshmi në këtë çështje gjyqësore. Kjo është bërë e ditur në konferencën përgatitore për mbrojtjen që po mbahet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gjithashtu, trupi gjykues ka udhëzuar mbrojtjen që të dorëzojë një listë të përditësuar të dëshmitarëve deri të martën e 29 gushtit.

“Mbrojtja ka thënë se i duhen 48.5 orë për të marrë në pyetje dëshmitarët e saj, pas heqjes nga lista e të pesë dëshmitarëve, trupi gjykues konstaton se është e përshtatshme të jepen 40.5 për mbrojtjen për paraqitjen e provave të veta. Kjo nuk cenon faktin që turpi gjykues të rishikojë kohën e dhënë”, ka thënë kryegjykatësja Mappie Veldt Foglia.

Pjetër Shala por merr pjesë në këtë konferencë përmes videolidhjes nga qendra e paraburgimit në Hagë ku po qëndron prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kapen tre kamione me dru te prere nen hetim 7 persona ne fshatin maranaj te shkodres 64e8b506362dc
Story i mëparshëm

Kapen tre kamionë me dru të prerë, nën hetim 7 persona në fshatin Maranaj të Shkodrës

cilat jane pese komplekset kryesore te femrave ne seks 64e8b75ecbd6c
Story i radhës

Cilat janë pesë komplekset kryesore të femrave në seks?

Të fundit nga

Parashikimi i motit për sot, 8 mars 2025

Vlerat e larta Barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta. Parashikohet që pas – mesditës dhe në vijim të
ShkoLartë